Mbappe: Deschamps trajner i Italisë? Do të ishte e shëmtuar

Ylli i Francës, Kylian Mbappe, nuk e sheh Didier Deschamps si trajner të një kombëtareje tjetër.

“Mënyra më e mirë për ta nderuar është që të fitojmë Botërorin, sepse ai dëshrion të fitojë. Do të bëjmë gjithçka që të jetojë Botërorin më të mirë të të gjitha kohërave, duke shpresuar që të jetë i fundit për të, – ka deklaruar sulmuesi i Real Madrid në një intervistë për ‘M6’.

E them këtë, sepse shpresoj që të mos drejtojë ndonjë skuadër tjetër. Kam dëgjuar për Italinë dhe kombëtare të tjera, por do të ishte e shëmtuar!”.

Sipas Mbappe, figura e Deschamps “do të thotë shumë për ne. Kombëtare të ndryshme e duan, duke parë punën që ka bërë. Le t’i lëmë italianët të marrin një trajner italian. Didier është francez, na përket ne”.