Mario Mitaj po kalon një periudhë të komplikuar në këtë sezon me Al Ittihad, ku hapësirat për të janë reduktuar ndjeshëm. Mbrojtësi i majtë shqiptar nuk u përfshi sërish në skuadër në ndeshjen e fundit, e cila përfundoi me humbje 3-4 ndaj Neom, duke shënuar kështu ndeshjen e dytë radhazi që e ndjek nga tribuna.
Vendimi i trajnerit Sergio Conceição ka ngritur pikëpyetje, sidomos duke parë situatën e paqartë që rrethon lojtarin. Ajo që e bën edhe më të çuditshme këtë situatë është një veprim i klubit vetëm një ditë para ndeshjes. Në rrjetet sociale, Fabinho u shfaq në një video përballë Mitajt, duke e pyetur nëse skuadra ishte gati për sfidën e radhës. Përgjigjja e mbrojtësit shqiptar ishte e qartë: “Ne gjithmonë jemi gati”. Ky moment krijoi përshtypjen se ai do të ishte pjesë e ekipit, por në fund ndodhi e kundërta.
Kjo sjellje ka ngjallur dyshime mbi mënyrën se si po menaxhohet situata e lojtarit nga klubi, duke dhënë sinjale kontradiktore për rolin e tij në skuadër. Pavarësisht mungesës së minutave me klubin, Mitaj vazhdon të mbetet një element i rëndësishëm për Kombëtarja e Shqipërisë. Ai ishte titullar në të dyja ndeshjet e fundit dhe konsiderohet si alternativa kryesore për krahun e majtë të mbrojtjes. E ardhmja e tij tek Al Ittihad mbetet e paqartë, ndërsa nëse situata nuk ndryshon, një largim gjatë merkatos së verës mund të jetë një skenar gjithnjë e më i mundshëm.
sfidanti.al

