Përleshja e disa ditëve më parë mes Nenad Bjelicës dhe Leroy Sane, qoftë edhe pa dashje, çoi në hapjen e një kapitulli historik për futbollin gjerman. Dhe protagonistja kryesore është një grua: Marie-Louise Eta. Kush është ajo? Ndihmësja e Bjelicës në krye të Union Berlin, si “violinë e parë”. Por mbi të gjitha, trajnerja e parë femër në historinë e Bundesligës. Ndodhi pasditen e së dielës, në ndeshjen që Unioni Berlin e fitoi 1-0 ndaj Darmstadt. Dhe ishte një pasdite për t’u mbajtur mend, në të gjitha kuptimet. Marie-Louise Eta, 33 vjeçe në korrik, ish-futbolliste e “pensionuar” shumë e re, më 2018, është pjesë e stafit të Bjelicës. Ish-trajneri i Spezias, ndër të tjera, mori detyrën nga Fischer në mes të nëntorit, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të tmerrshme të skuadrës në Bundesligë dhe Champions League, kërkonte një grua si zëvendësuese të tij. Duke imagjinuar, ndoshta, që një ditë vendasja e Dresdenit mund të zinte vendin e tij në pankinë. Para se të mbërrinte në ekipin e parë, Eta kishte drejtuar ekipin U-19 të Union Berlin dhe më parë kishte qenë pjesë e stafit të ekipeve kombëtare gjermane të të rinjve për femra. Epo ka ardhur ajo ditë: 28 janar 2024. Marie-Louise Eta udhëhoqi Union Berlin kundër Darmstadt në vend të Bjelicës, i pezulluar për tri ndeshje, pas përplasjes së famshme me Sane, të mërkurën e kaluar kundër Bayernit. Për herë të parë në historinë e saj, Bundesliga ka hapur dyert për një trajnere femër, ndonëse në stol ishin të pranishëm edhe Nino Bule e Danijel Jumic, ndihmësit e tjerë të Bjelicës. Ishte një pasdite për t’u mbajtur mend në çdo kuptim. Jo vetëm për rëndësinë historike të ngjarjes, por edhe, në një shkallë pak më të vogël, sepse Union Berlin fitoi 1-0 ndaj Darmstadt, duke u larguar më shumë nga e nxehtë zonë e mbijetesës. Tani është 5 pikë përpara Këlnit, i treti nga fundi në Bundesligë.
sfidanti.al