Manaj i Sivasspor nuk është ai i Kombëtares

Pas nisjes jo fort pozitive, Rei Manaj duket se ka “ndezur turbon”, teksa mbrëmjen e sotme gjetur sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e tretë radhazi me fanellën e Sivasporit. Sulmuesi shqiptar, mposhti portierin me një gjuajtje të saktë brenda zonës, në minutën e 66-të, në duelin ndaj Adana Demirspor. Goli i Manajt solli përmbysjen e madhe nga 2-0 në 2-3 për Sivasporin. Ky ishte realizimi i katërt në 7 ndeshje, teksa 27-vjeçari më herët realizoi dopietë ndaj Hatjaspor dhe gol me shumë peshë ndaj Gaziantep. Forma fantastike e Manajt në Turqi nuk është reflektuar deri tani në radhët e Kombëtares ku gjatë Euro 2024, bomberi lushnjar tregoi shumë pak nga klasi i tij.

sfidanti.al