Luis Enrique: Projektin e nisur do ta çoj deri në fund!

Luis Enrique nuk ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain në sezonin e ardhshëm. tekniku spanjoll shprehet se ndjehet i lumtur në kryeqytetin francez dhe se kërkon të vijojë projektin e nisur me parisienët duke qenë se ka edhe mbështetjen e figurave kryesore të klubit. “Jam me të vërtetë shumë i lumtur te PSG. Ndjej dashurinë e klubit prej ditës së parë që i jam bashkuar. Kjo vjen duke nisur nga presidenti, bordi drejtues, drejtori Luis Campos. Jemi të gjithë duke punuar për të njëjtin qëllim dhe për ta çuar përpara këtë projekt afat mesëm dhe afatgjatë. Çdo gjë po shkon në rregull”, u shpreh Luis Enrique.

sfidanti.al