Lucas Paqueta mund të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për West Hamin, pasi klubi është i shqetësuar për gjendjen e tij mendore për shkak të çështjes së zgjatur të bastvënies sipas “The Telegraph”. Mesfushori brazilian shpërtheu në lot pasi mori një karton të verdhë gjatë barazimit 1-1 të skuadrës së tij kundër Totenhemit të dielën dhe bashkëshortja e tij deklaroi se familja e tyre ka qenë “duke përjetuar një makth prej dy vitesh”. “Mail Sport” raportoi muajin e kaluar se seanca dëgjimore për rastin e Paquetës në “FA” për manipulim me qëllim bastesh nuk u përmbyll brenda afatit trejavor që ishte planifikuar fillimisht dhe tani ai është i detyruar të presë disa javë të tjera për të vazhduar procesi. Ai po përpiqet të provojë pafajësinë për akuzat se ka marrë qëllimisht kartonë të verdhë, për të ndikuar në rezultate bastesh dhe përballet me një pezullim të përjetshëm nga futbolli nëse shpallet fajtor.
sfidanti.al