Pas Albi Alla dhe Sodiq Atanda, Flamurtari ka bërë një tjetër goditje në merkato duke firmosur me mbrojtësin e krahut të majtë, Lorenc Trashi. Pas mbylljes së kontratës me kampionët e Kosovës, Ballkanin, Trashi ishte një lojtar i lirë dhe i përfolur për një kalim të mundshëm në disa skuadra të Superiores. Por në fund janë vlonjatët ata që e kanë bindur, duke bërë dhe zyrtarizimin gjatë ditës së sotme. Një rikthim në Kategorinë e Parë për Trashin, gjë që nuk ndodhte që në periudhën kur luante me Gramshin.
Njoftimi i klubit:
Zyrtare :
Lorenc Trashi eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Lorenc
Mbiemri: Trashi
Datëlindja: 19 Maj 1992
Pozicioni: Mbrojtes i majte
Ekipi i fundit :
2024 – Flamurtari F.C
2023 – 2024 FC Ballkani ( Kosove )
2022 – 2023 Qadsia SC ( Kuwait )
2014- 2020 FK Partizani ( Shqiperi )
2013 – 2014 KS Lushnje ( Shqiperi )
2012 – 2013 KF Gramshi ( Shqiperi )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C
sfidanti.al