Julen Lopetegui është një hap larg rikthimit në stol. Trajneri spanjoll, i shkarkuar në janar nga West Ham, ka marrë një ofertë nga Federata e Futbollit të Katarit dhe ka shumë gjasa të marrë frenat e kombëtares aziatike. Ish-trajneri 58-vjeçar i Wolverhampton dhe Sevilla ka besimin e zyrtarëve të Katarit, për nisjen e një projekti të ri.
sfidanti.al