Lojtarët e Barcelonës detyrohen të bëjnë dushin në shtëpi

Katalonja pritet të shpallë në muajin janar emergjencën e thatësirës me autoritetet lokale të cilat do të vendosin të zbatojnë disa masa për të mos shpenzuar pa limit ujin në institucionet publike, por edhe ato private.

Në këtë mes pritet ta pësojë edhe Barcelona me autoritet lokale që mund t’i kërkojnë drejtuesve të klubit blaugrana të mos shpenzojnë ujin pa limit. Kështu, lojtarët e Barçës pas stërvitjes, por edhe pas ndeshjeve që do të luajnë në fushën e tyre, rrezikojnë që dushin ta bëjnë në shtëpi dhe jo në ambientet e stadiumit. Nga kjo emergjencë do të preken rreth 3.2 milionë banorë të Katalonjës e sigurisht edhe skuadra më e rëndësishme e këtij qytetit, pritet të japë kontributin dhe shembullin për të konsumuar në një mënyrë më të rregullt ujin mesin e kësaj krize e cila ishte paralajmëruar prej datës 21 nëntor të këtij viti.

sfidanti.al