Dorival Júnior zbuloi këtë të premte 23 të thirrurit për të përfaqësuar Brazilin në dy ndeshje të tjera në fazën kualifikuese për Botërorin 2026, e para në Venezuelë dhe e dyta kundër Uruguait, në shtëpi, gjatë muajit nëntor. Rikthehet te “Seleçao” Vinícius Júnior, pasi mungoi në grumbullimin e fundit për shkak të dëmtimit. Endrick është një nga emrat e mëdhenj që u la jashtë dhe vetë trajneri shpjegoi se mungesa e minutave te Reali ndikoi në vendimin e tij. Neymar ishte ende temë në konferencën për shtypin, ai po luan sërish për Al Hilalin, por trajneri brazilian kërkon durim, pavarësisht se ka siguruar që po i kushton vëmendje sulmuesit. Trajneri 62-vjeçar dha edhe mendimin e tij për Topin e Artë, duke thënë se çmimin individual e meritonte lojtari i tij (Vinicius) dhe jo Rodri:
“Një situatë e padrejtë, sepse është çmim individual. Asgjë kundër kujtdo që fitoi çmimin, përkundrazi, por Vinícius, për punën që bëri, duhej të kishte marrë një vëmendje tjetër. Por çmimi më i madh që fitoi Vini ishte njohja dhe respekti i popullit të tij. Shumica dërrmuese e popullit brazilian e kuptoi padrejtësinë që iu bë. Do ta kishte merituar plotësisjt çmimin”, përfundoi Doriva. Këta janë 23 të thirrurit nga Doriva, me Murillon e Nottingham Forestit, që pritet të bëjë debutimin e tij te Brazili.
Portierë: Bento (Al-Nassr), Ederson (Manchester City) dhe Weverton (Palmeiras)
Mbrojtësit e krahut: Danilo (Juventus), Vanderson (Monaco), Abner (Lyon) dhe Guilherme Arana (Atlético Mineiro)
Në qendër: Éder Militão (Real Madrid), Gabriel Magalhães (Arsenal), Marquinhos (PSG) dhe Murillo (Nottingham Forest)
Mesfushorët: André (Wolverhampton), Andreas Pereira (Fulham), Bruno Guimarães (Newcastle), Gerson (Flamengo) dhe Lucas Paquetá (West Ham)
Sulmues: Estevão (Palmeiras), Igor Jesus (Botafogo), Luiz Henrique (Botafogo), Rodrygo (Real Madrid), Savinho (Manchester City), Raphinha (Barcelona) dhe Vinícius Júnior (Real Madrid)
sfidanti.al