Elseid Hysaj dhe Mouricio Sarri janë një prej dysheve interesante që kemi parë vitet e fundit. Trajneri është një nga “mentorët” e mbrojtësit shqiptar në karrierën e tij si tek Empoli, Napoli dhe tashmë te Lazio, por duket se kjo dyshe do të “divorcohet”. Lazio ka menduar të nxjerrë në shitje Hysajt, madje që në merkaton e janarit. Skuadra italiane kërkon të përfitojë nga shitja e mbrojtësit, i cili ka kontratë të vlefshme deri në qershorin e 2025. Sipas “Corriere dello Sport” raportohet se për shitjen e Hysajt ka një pengesë. Shkak bëhet paga e lojtarit, i cili aktualisht merr 2.2 milionë euro neto në sezon. Aktualisht në drejtim të Hysajt nuk ka ende oferta konkrete, por pritet të vërshojnë drejt tij menjëherë pasi Lazio ta nxjerrë në shitje.
sfidanti.al