Lautaro mungon edhe ndaj Brazilit, kthehet në Itali

Pas Thuram, i cili u kthye nga grumbullimi i Francës për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme në kyçin e këmbës, edhe “binjaku” i tij i sulmit, Lautaro Martinez, do të kthehet në Milano. Pasi nuk u stërvit fare gjatë grumbullimit me Argjentinën, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen për titullin Atalanta-Inter, ‘Toro’ iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të cilat konfirmuan një problem muskulor.

“Sulmuesi Lautaro Martinez do të mungojë në dy ndeshjet e marsit për shkak të një dëmtimi muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë”, – thuhet në komunikatën zyrtare të kombëtares argjentinase.  Lautaro do të kthehet në Milano, ku do të vlerësohet ditë pas dite për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, duke pasur parasysh angazhimet e ardhshme të ekipit të Inzaghit, duke filluar nga ndeshja kundër Udineses pas rifillimit të kampionatit.

 

sfidanti.al