Lajme të mira për Dinamon, kalon direkt në turin e dytë kualifikues të Conference League

Lajme të mira për Dinamon në ditën e hedhjes së shortit të Conference League. Pas përjashtimit nga turneu të Drogheda United, UEFA ka vendosur që “blutë” e kryeqytetit të nisin rrugëtim në Europë direkt në turin e dytë kualifikues të Conference League.

“Pas vendimit të UEFA për të mos e pranuar Drogheda United FC (IRL) në Ligën e Konferencës UEFA (UECL) 2025/26, dhe konfirmimit të mëvonshëm të një vendimi të tillë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) duke hedhur poshtë ankesën e klubit.

Shamrock Rovers FC (IRL) dhe FC Dinamo City (ALB) janë zhvendosur nga raundi i parë kualifikues i rrugës kryesore të UECL në raundin e dytë kualifikues të rrugës kryesore të UECL”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

sfidanti.al