Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana zhvilloi një takim miqësor me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thekson faktin se edhe pse jo në fushën e blertë, Cana vazhdon të kontribuojë për vendin në shumë mënyra. “Me Lorikun herën e fundit u patëm takuar këtë verë gjatë Kampionatit Europian të futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare. Para pak ditësh, në Tiranë ai shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë. Shkëlqimi i tij në fushën e gjelbër si kapiteni ikonik i Shqipërisë, vazhdon me punët e mira që Loriku bën për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare. Sot u pamë për të diskutuar mbi punët e mira që po bëjmë në sport. Në veçanti, vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik, për t’i bërë pjesë të kulturës së përgjithshme të shoqërisë. Përherë kënaqësi biseda me Lorik Canën, djaloshin nga Gjakova që ka meritë të madhe në mirëmbajtjen e frymës së atdhedashurisë”- shrkuajti ai.
sfidanti.al