Kryeministri i Kosovës viziton përfaqësuesen

Në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë te përfaqësuesja e Kosovës, duke dhënë mbështetjen e tij dhe të qeverisë për futbollistët, stafin dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Kjo vizitë e kreut të Qeverisë, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitija, vjen si një gjest solidariteti dhe mirënjohjeje për qëndrimin parimor të Kombëtares në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht kundër Rumanisë, ku futbollistët dhe Federata refuzuan të vazhdojnë lojën pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e tij, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes institucionale për Kombëtaren e Kosovës.

sfidanti.al