“Dhimbjet e kokës” për Franco Fodën sa vijnë e shtohen. Një tjetër futbollist largohet nga grumbullimi i Kosovës para duelit me Rumaninë. Bëhet fjalë për Donat Rrudhanin, i cili sipas mediave në Kosovë është dëmtuar gjatë seancës së djeshme stërvitore. Lojtari i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas është mësuar se e ka të pamundur të kontribuojë për “Dardanët” në sfidën me Rumaninë dhe atë ndaj Lituanisë. Në këto kushte është larguar nga grumbullimi i Kosovës dhe lojtari nuk ka udhëtuar me pjësën tjetër të skuadrës për në Rumani. Një mungesë e madhe për Fodën, pasi 25-vjeçari është një element kyç në formacionin e gjermanit.
sfidanti.al