Me Tomas Tuhelin, Pep Guardiolën dhe tani edhe Mikel Artetën. Serxho Konseisao është kthyer në qendër të vëmendjes me përplasjet e tij me rivalët respektivë në stol. I fundit, ai me trajnerin e Arsenalit, bëri që portugezi të prekej ndërsa tha se ai i kishte fyer nënën e vdekur. Siç raportohet nga gazeta portugeze “JN”, Konseisao ishte vetëm 16 vjeç kur babai i tij vdiq pas një aksidenti automobilistik. Duke kujtuar dramën e tij të parë të vërtetë në jetë, ai i tha gazetës: ‘Mbaj mend që nënshkrova për Porton, pasi arritëm që të bindnim babanë tim, për të më lënë të shkoja në një qytet të madh si Porto. Kjo ndodhi pas dy, tri muajsh këmbëngulje për të luajtur për Porton. Një ditë pas firmosjes së kontratës babai im ndërroi jetë”. Por dy vjet pas vdekjes së të atit, ndërroi jetë edhe nëna e tij, e cila në kohën që humbi bashkëshortin ishte e sëmurë dhe e paralizuar. Në të njëjtën intervistë, ish-mesfushori tregoi më tej: “Kam menduar të largohem nga futbolli. U ndjeva i humbur në këtë moment. Unë kam pasur një edukim të rreptë, por unë e adhuroja babanë tim. Nëna ime vazhdon të jetë idhulli im i madh. Unë vazhdoj të mendoj për ta çdo ditë dhe të lutem edhe për ta”.
sfidanti.al