Kongo zbarkon në SHBA pas karantinës

Lojtarët e Republikës Demokratike të Kongos, – përgatitjet e së cilës u kushtëzuan nga shqetësimi në lidhje me virusin Ebola – janë autorizuar nga autoritetet për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Botërorin 2026.

Delegacionit të “Leopardëve” iu kërkua nga autoritetet amerikane të kryente një periudhë izolimi prej 21 ditësh, para se të hynte në territorin e vendit organizator të Kupës së Botës. Kongo mbërriti rreth orës 14:30 (ora lokale) në Houston, pasi kishte fluturuar nga Parisi.

“Kaluan të gjithë, askujt nuk ia ndalua hyrja”, – tha Aaron Wan-Bissaka, mbrojtësi i West Ham, për një gazetar francez. Si të gjithë pjesëtarët e ekipit afrikan, edhe ai ishte veshur me një komplet “leopard”.

Republika Demokratike e Kongos u mund 2-1 nga Kili të martën në Francë, në ndeshjen e fundit miqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, para nisjes së Kupës së Botës.