Eleminatoret përfunduan, por nuk dihet nëse një problem i madh është zgjidhur. Në kombëtaren shqiptare ekziston një çështje, ajo mes trajnerit Edi Reja dhe sulmuesit Armando Broja, e cila deri tani nuk mund të thuhet se ka marrë fund. Gjithçka është krijuar për shkak se Broja ka arritur të shënojë gola vendimtarë për Shqipërinë, ndërsa Reja ka refuzuar që ta aktivizojë si titullar. Burime pranë ekipit kombëtar bëjnë me dijë se 20-vjeçari ka qenë tepër i pakënaqur për trajtimin dhe ka protestuar për këtë. Përgjigja e trajnerit ka qenë e rreptë, duke i kujtuar Brojës se vendimet i merr vetëm ai, madje e ka lënë në tribunë në ndeshjen Shqipëri-Poloni në “Arenën Air Albania”.
Pas kësaj konflikti ka arritur kulmin, ndërsa ka ndërhyrë familja e lojtarit, por Reja ka arritur t’i bindë për t’u qetësuar. Reja ka qenë në të njëjtën linjë si trajneri i Sauthemptonit, Hazenhytl, i cili për një kohë të gjatë e ka aktivizuar sulmuesin në pjesën e dytë. Të dy kanë gjykuar se 20-vjeçari duhet të punojë më shumë në stërvitje dhe në lojën pa top. Gjithsesi, kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe duket se Broja është më i formuar nga ana profesionale. Kjo premton që ai të ketë rol më të madh në eleminatoret e ardhshme, pavarësisht nëse trajner do të jetë Reja apo dikush tjetër.
Sfidanti.al