Kombëtarja me ndryshime ndaj Anglisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar praninë në play-off të Botërorit 2026 dhe tashmë mund të mendojë e qetë për ndeshjet e marsit, pa u shqetësuar për sfidën përballë Anglisë. Dhe për trajnerin Silvinjo, një zgjedhje duket e qartë, ajo e mos rrezikimit të futbollistëve që mund të pezullohen për gjysmëfinalen e play-off nëse ndëshkohen me karton të verdhë përballë ”tre luanëve”. Mario Mitaj, Juljan Shehu dhe Rei Manaj ishin të ndëshkuar me të verdhë që para ndeshjes së sotme, pasi i kishin marrë ndaj Serbisë. Ndaj Andorrës, erdhën edhe kartona të verdhë për Arlind Ajetin dhe Nedim Bajramin, me këtë të dytin i cili e mori për vonesa të kota loje.

Të pesë këta lojtarë, nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj Anglisë, do të humbasin sfidën e parë në mars, ndaj është e qartë se për çdo trajner, do të ishte më e arsyeshme që t’i linte ata pushim në ndeshjen e të dielës. Sigurisht, kjo mund të ndryshojë cilësinë e lojës së kuqezinjve, por duke mos pasur stresin e rezultatit, logjika dikton që Silvinjo të jetë i detyruar të mos rrezikojë më kot futbollistët në fjalë.

sfidanti.al