Rahim Stërling nuk është për momentin bashkë me shokët sepse ka marrë leje për t’u kthyer në Londër. Sulmuesi i Anglisë mori lajmin e keq se disa vjedhës të armatosur kishin hyrë në shtëpinë e tij për grabitje, ndërsa aty ishte familja, pra gruaja dhe fëmijët. Shqetësimi natyrisht që ishte i madh tek Stërlingu, që kishte luajtur dy ndeshje titullar për “tre luanët” duke shënuar edhe gol ndaj Iranit, e nuk dihet se kur ai do të kthehet sërish në Botëror në Katar. Gjithsesi, sulmuesi i Çelsit nuk është i vetmi që është tronditur. Edhe futbollistët e tjerë të Anglisë janë shqetësuar shumë dhe mediat raportojnë se po marrin masa më të forta sigurie në shtëpitë e tyre për të mos pasur të njëjtin fat si Stërlingu. Trajneri Sauthgejt lutet që të mos ndodhë ndonjë grabitje tjetër, sepse ai mund të humbasë pastaj një apo më shumë nga yjet e tij.
Sfidanti.al