Jurgen Klopp mori zyrtarisht rolin e Drejtorit të Global Football në Red Bull këtë të martë, por ai nuk mundi t’i shpëtonte pjesës së madhe të së shkuarës së tij, postit të trajnerit të Liverpool-it. I pyetur për situatën e Mohamed Salah, i cili tashmë ka thënë se është në sezonin e fundit me Reds, ai e ka ‘kundërshtuar’ sulmuesin dhe e ka këshilluar që të mos bëjë ndryshime.
“Shpresoj që ai të qëndrojë. Ai është sulmuesi më i mirë i Liverpool-it në kohët moderne – dhe klubi ka pasur shumë sulmues të mëdhenj. Një lojtar fantastik, një profesionist fantastik. Absolutisht e jashtëzakonshme. Ambasadori më i mirë që mund të kishte Egjipti”, tha ai në prezantim. Salah është në fund të kontratës së tij dhe është i lirë të nënshkruajë për një klub jashtë Anglisë.
sfidanti.al