Klopi tallet me Hamanin: Është një burim shumë i respektueshëm

Askush nuk e pranon as kur është rrëzuar se ka rënë përtokë, dhe këtë nuk mund tabëjë as Jurgen Klopi. Madje, trajneri i Liverpulit e ka të gjithë të drejtën të besojë se mund t’ia dalë të ngrihet në këmbë dhe skuadra e tij të jetë ajo e vjetshmja. Kështu thotë gjermani ndërsa e ngacmojnë duke i kujtuar fjalët që ka thënë Didi Haman se “Klopi i ka ditët të numëruara në stol”. “Kush e tha këtë, – pyeti Klopi, – Didi Hamani? Aha, shumë mirë. Një burim fantastik informacioni, i respektuar nga të gjitha anët”. Klopi shtoi me shaka se gazetarët nuk duhej të shpërdoronin emrin e Hamanit si ish-lojtar i Liverpulit. “Ai nuk e meriton këtë, – tha tekniku, – por, është e lehtë të flasësh kur nuk ke informacion. Ndaj Arsenalit, loja jonë ishte e mirë”.

Sfidanti.al