Skënderbeu pëson humbjen e parë, Shkëmbi fiton duelin e ish-kapitenëve!

Skënderbeu më në fund e pësoi humbjen e parë në këtë sezon të Superligës, dhe atë ia shkaktoi ekipin i drejtuar nga ish-kapiteni i tij. Teuta e Bledi Shkëmbit triumfoi në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, duke përballuar epërsinë fillestare të kampionëve, dhe duke goditur dy herë.

Golat u shënuan nga Latif me penallti në fund të pjesës së parë, dhe nga mbrojtësi Ditmar Bici, pas pushimit. Skënderbeu pati disa raste për të barazuar rezultatin, por vuajti inferioritetin numerik gjatë gjithë pjesës së dytë. Kjo humbje bëri që Skënderbeu të mbetet në vendin e tretë në Superligë, dy pikë prapa kreut, pas Kukësit e Partizanit.

Ndeshja tjetër e kampionatit u luajt në Vlorë, ku Flamurtari mundi 4-0 Kastriotin e Krujës. Ky sukses bëri që vlonjatët në ngjiten në kuotën e 10 pikëve, duke qenë sërish në pretendime për titullin.

Sfidanti.al