Kategoria I, Besa mposht Burrelin

Ka nisur në mënyrën më të mirë aventura e trajnerit Gugash Magani në krye të ekipit të Besës. Kavajasit kanë mundur me rezultatin 2-0 Burrelin, në sfidën që mbylli javën e 15-të të Kategorisë së Parë.

Sfida ka qenë e bukur dhe e luftuar. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë pa gola 0-0. Spahiu zhbllokoi ndeshjen për Besën në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Kapo shënoi golin e dytë për kavajasit në minutën e 73-të.

Besa merr një fitore të çmuar dhe ngjitet në kuotën e 17 pikëve në klasifikim, ndërsa Burreli mbetet 19 pikë. Debuton me fitore në krye të Besës trajneri Magani.

sfidanti.al