Lushnja ka arritur një tjetër fitore spektakolare, 1-4, këtë rradhë në “Elbasan Arena”, në një fushë që e favorizon një skuadër si ajo e Artan Banos, duke u konfirmuar si një nga kandidaturat kryesore për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore në fund të këtij edicioni. Sulmuesit Canka dhe Sefa nuk i lanë asnjë shans elbasanasve të rezistojnë deri në fund, aq më shumë me atë mbrojtje aq tolerante. Tre gola të takimit mbajnë firmën e Mikel Cankës, ndërkohë që kapiteni Sefa ishte rifinitura, ndërsa goli i mundimshëm i Toçit i shërbeu verdhebluve vetëm për statistikë. Lushnja kryeson klasifikimin në Grupin B pas katër ndeshjeve të luajtura, me pikë të plota, 14, duke krijuar që në këtë fillim kampionati një distancë sigurie me ndjeksit e saj me të njëjtat objektiva.