Në një vend me teritor kaq të kufizuar, një pjesë e mirë e futbollit shqiptar që luhet në 20 qytete të vendit, disa prej të cilëve shumë të rëndësishme, vazhdon të jetë e i ndarë me përcaktim gjeografik. Pra në Grupin A janë përfshirë skuadrat e qyteteve të veriut të vendit, ku hyjnë edhe Kavaja e Shijaku dhe në Grupin B skuadrat e jugut. Veç kësaj, cilësia e dy grupeve ka diferencë të thellë, por në fund, sipas kësaj skeme standart, vetëm nga një skuadër në të dyja anët e Shqipërisë do të mundet të ngjitet në kategorinë Superiore. Dhe në veri kandidatë për një diplomë “master” mbetet Kamza dhe Besëlidhja, ndërsa nga ana tjetër konkurojnë Lushnja, Apolonia, Bylis, Pogradeci, Tomori, Dinamo, apo Elbasani.