Kasami i thotë lamtumirë Sampdorias

Mesfushori Pajtim Kasami i ka dhënë lamtumirën Sampdorias, klubit ku kishte përfunduar jashtë projektit muajt e fundit. Megjithatë, zvicerani në rrjetet sociale ka dashur të përshëndesë të gjithë ata me të cilët ka punuar. “Në këtë moment do të doja vetëm të falenderoja. Fillimisht falënderoj fansat, veshja e kësaj fanelle para jush ishte një emocion që nuk do ta harroj kurrë. Ne u gëzuam dhe hidhëruam, por gjithmonë e bënim bashkë. Kam shijuar çdo minutë të kësaj eksperience dhe do ju kem gjithmonë në zemër. Unë do të jem gjithmonë një nga ju, kam vuajtur shumë në këto muaj në heshtje dhe mbrëmë erdhi vendimi”.

“Do të doja të falënderoja gjithashtu Andrea Radrizzani, Presidentin Manfredi, Massimo Ienca, Pirlon, Andrea Mancini dhe Legrottaglie që besuan tek unë. Faleminderit të gjithë stafit teknik: nga fizioterapistët te mjekët dhe në fund te shokët e mi të skuadrës. Ju uroj gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit. Vendosini këto ngjyra aty ku meritojnë të jenë!

sfidanti.al