Futboll i mallkuar : Kaos dhe dhunë edhe tek 18 vjeçarët

Një situatë e paprecedentë dhe jashtë normales u regjistrua në kryeqytet në ‘Arenën e Demave’ në përfundimin e finales së ‘Play Off’-it të kampionatit U-18 mes Partizanit B dhe Tiranës B.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin 0-1, pas golit të shënuar nga Qerimaj në minutën e 45-të, duke u shpallur kështu kampionë të grupmoshës U-18.

Teksa gjithçka dukej se po mbyllej në paqe, dhuna masive shpërtheu teksa një lojtar i Tiranës, vendos në flamurin e këndit fanellën bardheblu, dhe shkon për ta ngulur flamurin me fanellën e Tiranës në mesin e fushës.

Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga ‘Demat e Kuq’, duke bërë që në fushë të shpërthejë një dhunë masive, fillimisht mes lojtarëve, ndërkohë që më pas u futën edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli. Grushte dhe shkelma kokës si dhe dhunë e ushtruar ndaj efektivëve të policisë.

sfidanti.al