Ka qenë një legjendë në “Old Traford” dhe mbetet e tillë edhe pse kanë kaluar dekada që kur ka shkëlqyer për “djajtë e kuq”. Erik Kantona është një zë autoritar që dëgjohet nga tifozët e Mançester Junajtidit, por edhe nga mediat britanike, ndërsa këtë herë ka vendosur të merret me Kristiano Ronaldon, natyrisht pasi është pyetur për këtë. “Ka dy lloj veteranësh, – thotë francezi, – ka nga ata që e dinë se nuk janëm ë 25 vjeç dhe që duan të ndihmojnë të rinjtë e të presin momentin e tyre, ka edhe nga ata që ende kujtojnë se janë 25 vjeç. Këtë e bën Ibrahimoviç që i ndihmon të rinjvë, e ka bërë Gigsi apo Maldini, por Kristiano mendon se është ende 25 vjeç dhe se duhet të luajë gjithmonë”.
Sfidanti.al