Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e 8-të, rezultatet

Java e tetë e Kampionatit të Kategorisë Superiore për vajza u mbyll këtë të hënë me duelin Lushnja – Egnatia. Në transfertë, vajzat rrogozhinase triumfuan me rezultatin e thellë 1-11. Në ndeshjet e tjera, Partizani u mund në shtëpi nga Gramshi me rezultatin 0-4, ndërsa Vllaznia arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Teutës. Apolonia triumfoi në transfertë 8-0 ndaj Kinostudios. Vllaznia udhëheq kampionatin me 21 pikë.

Kategoria Superiore për vajza, java 8

Partizani – Gramshi 0-4

Vllaznia – Teuta 1-0

Kinostudio – Apolonia 0-8

Lushnja – Egnatia 1-11

sfidanti.al