“Gazzetta dello Sport” raporton se bisedimet mes Romës dhe Jose Mourinhos për një zgjatje të mundshme të kontratës kanë filluar, por trajneri dëshiron një marrëveshje të re dyvjeçare dhe Newcastle është ‘magjepsur’ nga taktikat Special One. Marrëveshja aktuale e portugezit në Itali me verdhekuqtë skadon në fund të sezonit dhe negociatat mes ndërmjetësve kanë filluar. “Gazzetta” thekson se Real Madrid dhe Neëcastle janë të interesuar për Special One. Thuhet se Magpies janë veçanërisht të prirur për strategun portugez pasi pronarët e klubit, arabët nga Lindja e Mesme, duken të magjepsur nga ish-trajneri i Chelseat, Tottenham dhe Manchester United.
sfidanti.al