Ish-futbollisti brazilian Dani Alves po përjeton një kthesë të pabesueshme në jetën e tij. Pas një periudhe të vështirë, gjatë së cilës qëndroi një vit në burg nën akuzën për agresion seksual, ai sot është i lirë dhe ka nisur një rrugë krejtësisht të re, atë të besimit dhe predikimit fetar.
Në mars të këtij viti, Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Katalunjës e shpalli të pafajshëm Alves-in, duke argumentuar se nuk ekzistonin prova përfundimtare që ta lidhin me ngjarjen për të cilën akuzohej. Fillimisht, ai ishte dënuar me më shumë se katër vjet burg, një rast që pati jehonë të madhe në mediet spanjolle dhe ndërkombëtare.
Pas lirimit, Alves është larguar nga jeta publike dhe nga futbolli profesionist. Ai jeton në mënyrë të thjeshtë dhe shpesh shfaqet në rrjete sociale në video ku shihet duke predikuar në një kishë në qytetin Girona, konkretisht në Kishën “Elim Girona”. Në një prej fjalimeve të tij, dëgjohet duke thënë:
Kështu, një nga mbrojtësit më të suksesshëm të brezit të tij, i cili fitoi gjithçka në futboll me Barcelonën dhe Brazilin, sot ka zgjedhur një tjetër rrugë, atë të shpirtit dhe besimit.

