Aventura e Jasir Asanit në Korenë e Jugut ka marrë fund. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është prezantuar këtë të mërkurë si lojtar i ri i klubit iranian Esteghlal. Gjigantët e Teheranit kanë paguar 1 milion dollarë në arkat e Gwangju për të siguruar menjëherë shërbimet e 30-vjeçarit, edhe pse kontrata e tij në Korenë e Jugut skadonte në fund të këtij viti. Asani ka firmosur një marrëveshje afatgjatë me Esteghlal, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2027.
Sulmuesi shqiptar, i njohur për goditjet e tij të sakta nga distanca dhe ekzekutimet e specializuara të goditjeve të dënimit, ka pasur një karrierë të larmishme duke luajtur më parë për Vardarin, Shkupin, Partizanin, AIK-un dhe Kisvardan, përpara se të spikaste në Korenë e Jugut me Gwangju.
sfidanti.al