Në sezonin e dytë te Interi, Marcus Thuram në 28 ndeshje ka shënuar jo pak por 13 gola, ndërsa ka dhuruar 4 asiste. Thuram u shpreh për “Onze Mondial”, se e cilëson veten si një nga sulmuesit më të mirë në botë. “10 sulmuesit më të mirë në botë? Të bëj një renditje të tillë, me dorë, të sulmuesve më të mirë në botë, është diçka shumë e gjerë. Nuk mund ta bëj dhe nuk dua ta bëj. Por, nëse përmes pyetjes tënde më kërkon të mësosh a e konsideroj veten ndër 10 sulmuesit më të mirë në botë, po, jam i bindur se jam ndër 10 sulmuesit më të mirë në botë. Pse? Sepse sot, në moshën 27-vjeçare, jam në sezonin tim të tretë si sulmues. Kam zhvilluar shumë gjëra, kam bërë shumë rrugë. Po përmirësohem gjithmonë e më shumë në këtë pozicion. Dhe kam fatin që të jap kontributin tim si numër 9”.
sfidanti.al