Nicolò Barella ja del, Davide Frattesi gjithashtu, kundër Shqipërisë mungon vetëm Nicolò Fagioli. Mesfushori i Inter ka kryer vrapimet e para në fushë pas 8 ditësh terapi e punëe reduktuar, ndërsa ka punuar edhe me topin. Parashikimet e stafit teknik të Italisë janë pozitive. Barella është në gjendje të jetë në ndeshjen debutuese kundër Shqipërisë. E nëse nuk do të luajë (por momentin kjo ide nuk ekziston) do të jetë vetëm si masë paraprake në prag të ndeshjeve në letër më të vështira.
Fagioli ka punuar në palestër, zyrtarisht vetëm për shkak të lodhjes. Problemi i tij është në fakt hiperekstensioni i njërit gju. E thënë kështu tingëllon si diçka shqetësuese, në realitet nuk duhet të jetë. Dy ditë pushim, sipas stafit të të kaltërve, duhet të mjaftojnë. Mbetet fakti se dy ditët e ndërprerjes së detyruar kaq pak nga ndeshja e Dortmundit ulin në mënyrë drastike shanset e lojtarit të Juventus për t’u aktivizuar. Kapitulli Frattesi. Sulmuesi ka kryer gjithë pjesën atletike me qetësi, pa asnjë shenjë dëmtimi. Pasi mbaroi pjesa atletike, ai ndjeu pak dhimbje muskulore më shumë se herët e tjera dhe kështu Spalletti vendosi t’i kursente pjesën e dedikuar për futbollin dhe praktikën e ndeshjeve dhe t’ia besonte masazhatorëve për një masë paraprake. Lojtari është i qetë, stafi i të kaltërve gjithashtu.
sfidanti.al