Arda Kurtulan pati një fundjavë për t’u harruar. Lojtari që ishte pjesë e Shpresave dhe kërkohet nga Maqedonia e Veriut, shënoi autogol në Superligën turke. Kurtulan i dha golin e parë Alanjaspor, që po humbiste 0-2 ndaj Adana Demirspor. Më pas ishte Florent Hadërgjonaj, që solli barazimin. Goli i përmbysjes së madhe erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Kështu i gjithë avantazhi i dy golave nga skuadra e Kurtulan në pjesën e parë, humbi vlerën në 45 minutat e dyta.
sfidanti.al