Interi kthen Gosensin në Gjermani për të marrë Fratezin

Paratë nuk dalin, sado herë që t’i numërosh, dhe kjo ndodh edhe kur ke arritur finalen e Championsit. Interi duhet të mendojë për të larguar një lojtar shumë të mirë si Robin Gosens që të arrijë tek një tjetër gjithashtu mjaft i mirë, Fratezi. Lojtari i krahut i Gjermanisë pritet të shkojë tek Unioni i Berlinit në Bundesligë, dhe me paratë e marra nga ky transferim, Interi do të sigurojë shërbimet e Fratezit nga Sasuolo.

Sfidanti.al