Infantino del garant: Irani do të luajnë në SHBA

Me konfliktin në Lindjen e Mesme që është ende larg përfundimit, dyshimet mbi prezencën e Iranit në Botërorin “FIFA2026” janë ende të mëdha. Për t’i dhënë fund këtij diskutimi, të paktën për momentin, ka menduar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili në mënyrë befasuese u shfaq në pushimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Iranit dhe Costa Rica, një miqësore që u zhvillua në Antalya të Turqisë:

“Irani do të jetë në Botëror, kjo është arsyeja pse ndodhem këtu. Madje ju siguroj se do të luajë në SHBA”, u shpreh Infantino.
sfidanti.al