Skuadra nga Ekuadori, Barcelona SC mundi 3-0 Corinthians, në ndeshjen e Copa Libertadores. Përtej rezultatit, ra në sy trajneri i Barcelonës, Segundo Alejandro Castillo. Castillo “vodhi” vëmendjen e të gjithëve, teksa kishte veshur një kostum të bardhë, diçka që rrallëherë mund të shihet në një ndeshje futbolli. Faqja zyrtare e Copa Libertadores, ka përfituar nga rasti, për të bërë një postim special.
“Luks? Stili i Segundo Castillo, trajner i Barcelonës SC: ja si duket një ndeshje e Libertadores”– shkruhet aty.
sfidanti.al