Gyokeres, golashënuesi më i mirë i vitit 2024

Victor Gyokeres e mbylli vitin 2024 si krye-golashënuesi më i mirë në Evropë. “Vikingu” suedez i Sportingut të Lisbonës realizoi gjatë vitit që lamë pas plot 62 gola në të gjitha kompeticionet. Viti që lamë pas pa diskutim mund të cilësohet si viti i tij. Victor Gyokeres ishte kryefjala e 2024-ës, teksa ai shpërtheu me fanellën e Sportingut të Lisbonës në Portugali, por jo vetëm. “Vikingu” suedez e mbylli vitin 2024 si kryegolashënuesi më i mirë në Evropë me plot 62 realizime në të gjitha kompeticionet. Gyokeres mori mbi vete trashëgiminë e Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, duke lënë pas të gjithë konkurrentët, e duke realizuar plot 62 herë në 12 muajt që lam pas. 26-vjeçari mbajti një ritëm jashtëzakonisht të lartë, duke realizuar thuajse çdo ndeshje, ndërsa në disa raste ai shënoi edhe dopieta apo edhe tre gola për ndeshje. Në këtë mënyrë, ishte e pamundur që kampionë si Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Vinicius Junior apo Erling Haaland të mund të mbanin ritmin e tij. Bomberi nordik dha kontributin më të madh për Sportingun e Lisbonës që po jeton një epokë të shkëlqyer në Ligën e Portugalisë, si dhe në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, po ashtu ai kontribuoi edhe me Kombëtaren suedeze me 13 gola dhe 6 asiste. Sakaq, merkato e janarit ka nisur dhe shumë klube po mendojnë të ndërhyjnë për të përforcuar skuadrat e tyre, për pjesën e mbetur të sezonit.

Gyokeres ka përmbysur hierarkinë e sulmuesve të futbollit botëror në vitin e fundit, duke u ngjitur në majën më të lakmuar nga klubet më të mëdhenj të Europës. Barcelona, Manchester United, Arsenal e Atletico Madrid janë vënë pas tij, por mbetet për t’u parë se çfarë do të rezervojë kjo merkato dimri për të. E sigurtë është se nëse ai nuk largohet këtë dimër nga Portugalia, në verë Gyokeres do e shohim në një prej prej kampionateve “Big” të Evropës.

sfidanti.al