Greqia e pëson në Gjeorgji me penallti

Gjeorgjia mund Greqinë në finalen e Play Off-it dhe kualifikohet për në fazën finale të Euro 2024, ku do të jetë pjesë e grupit F bashkë me Turqinë, Portugalinë dhe Republikën Çeke. Koha e rregullt ka përfunduar në barazim pa gola, edhe në 30 minutat e kohës shtesë nuk ka patur ndryshim rezultati dhe pas 120 minutash lojë, janë gjuajtur penalltitë për të vendosur se kush nga skuadrat do të shkonte në Kampionatin Evropian. Gjeorgjianët janë treguar më të saktë nga 11-metrat dhe janë kualifikuar për herë të parë në histori në fazën finale të një Evropiani.

sfidanti.al