Zvicra ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë pas 72 vitesh një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, ndërsa kapiteni Granit Xhaka ka zbuluar një detaj interesant nga momentet dramatike të penalltive ndaj Kolumbisë.
Mesfushori shqiptar tregoi se fillimisht ishte planifikuar të gjuante penalltinë e tretë, por kërkoi vetë nga trajneri të ishte i pari që do të merrte përgjegjësinë, duke e konsideruar këtë si detyrë të kapitenit.
Xhaka beson se përzierja e lojtarëve me përvojë dhe talenteve të rinj mund ta çojë Zvicrën edhe më larg në Botëror. Në çerekfinale, Zvicrën e pret një sfidë spektakolare ndaj Argjentinës. Xhaka e cilësoi këtë duel si një shpërblim për gjithçka ka arritur skuadra deri tani, por theksoi se ambiciet nuk ndalen këtu.
“Kur arrin në çerekfinale, uria bëhet edhe më e madhe. Tani na pret një sfidë e jashtëzakonshme ndaj njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori, Messit. Do ta shijojmë këtë moment, por do të jemi gati”, deklaroi kapiteni i Zvicrës.

