Grabitën Neres me armë, tre të arrestuar

E kishin bërë planin dhe gjithçka shkoi ashtu siç deshën. Por ata nuk i kanë shpëtuar policisë së Napolit, e cila arrestoi tre personat fajtorë për vjedhjen e një ore me vlerë 100 mijë euro të Neres më 31 gusht, menjëherë pas suksesit të Napolit ndaj Parmës (2-1). Personat në fjalë, të dyshuar për grabitjen, e ndoqën anësorin brazilian teksa largohej nga Maradona me një furgon (ai ishte nisur drejt një hoteli në qendër), dhe më pas e ndaluan në mes të trafikut duke e kërcënuar me armë për t’i rrëmbyer xhevahirit e çmuar. Falë videove të regjistruara dhe gjithashtu përgjimeve të autorizuara si pjesë e një hetimi anti-Kamorra, tre kriminelët, banues në Fuorigrotta, u kapën. Ideja e vjedhjes lindi me rastin e nënshkrimit të kontratës së tij si lojtar i Napolit. Atë ditë ish-lojtari i Benfica-s mbante orën e blerë në qershor dhe më pas të vjedhur.

 

sfidanti.al