Që prej dëmtimit të fundit të Ter Shtegen, spekulimet për një rikthim të mundshëm të Neuer në kombëtaren gjermane janë rindezur. Megjithatë, portieri i Bajernit e ka bërë të qartë pozicionin e tij duke përjashtuar rikthimin në portën e Gjermanisë.
Portieri lavdëroi Oliver Bauman, portierin aktual numër një. “Po e bën shumë mirë punën e tij. Po zhvillon paraqitje shumë të mira. Dhe unë i mbaj gishtat e kryqëzuar për të. I uroj gjithë të mirat”, tha Neuer. Ai komentoi edhe situatën e vështirë të rivalit të tij prej kohësh në kombëtare, Ter Shtegen. “Kjo është padyshim shumë e vështirë,” tha ai për dëmtimin e fundit të tij.
“Ai do të rikthehet. Por sigurisht që është shumë e hidhur me Botërorin që po afrohet këtë verë. Vetëm mund t’i mbajmë gishtat e kryqëzuar që të rikthehet dhe të arrij sërish formën e tij”.

