Gibbs-White shokon tifozët, heq maskën dhe shfaq dëmtimin

Një pamje tronditëse ka ardhur nga ndeshja gjysmëfinale e UEFA Europa League, ku Nottingham Forest u përball me Aston Villa-n në ‘Villa Park’. Mesfushori anglez, Morgan Gibbs-White, u pa në stol me një dëmtim të rëndë në fytyrë, duke shkaktuar shqetësim te tifozët dhe mediet.

26-vjeçari kishte pësuar një përplasje të fortë në ndeshjen e mëparshme ndaj portierit të Chelsea-t, Robert Sánchez, duke marrë një çarje të madhe në ballë dhe dëmtime serioze në zonën e syrit. Pamjet e tij në stol, me dy sy të nxirë dhe një shenjë të thellë të qepur nga hunda deri te syri i majtë, bënë xhiron e rrjeteve sociale.

Gibbs-White u konsiderua i aftë për të qenë pjesë e skuadrës në bankinë për ndeshjen vendimtare. Ai u pa fillimisht gjatë nxehjes duke mbajtur maskë mbrojtëse, por më pas e hoqi atë gjatë qëndrimit në stol, duke treguar shenjat e forta të dëmtimit.