FSHF, Armand Duka: E pamundur që të mbulojmë humbjet

‘Është një luftë që  të gjithë e humbasim, jo vetëm futbolli, por të gjithë sektorët. Me siguri po mendohet për një fond solidariteti për të ndihmuar Federatat, por është e pamundur që të mbulohen humbjet e krijuara nga Covid-19. Num mund të jetojmë bashkë me virusin, futbolli është një sport kolektib, me tifozë dhe është e pamundur që të gjendet një mënyrë për të  luajtur pavarësisht virusit-kështu u shpreh presidenti I Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka në një intervistë për ‘Punto Nuovo Shoë’ në lidhje me situatën e krijuar në futboll nga coronavirusi që ka prekur edhe atë shqiptar.

‘Politika ndryshe në futboll? Nuk besoj se do të ketë një politikë ndryshe. Kjo edhe se në futboll vendos merkatoja e transferimeve, Fair Play duhet respektuar-vitoi Duka-nuk besoj se virusi mund të ndryshojë gjërat. Hysaj? Ndihet keq sit ë gjithë lojtarët, sepse dëshiron të luajë, është një luftëtar që dëshiron të bëjë mirë në fushën e lojës. Më tha se klubi I tij po mendon të rinisë stërvitjen, por kjo është e vështirë’.

Sfidanti.al