Freddy Antonio Álvarez Rodríguez firmos me KF Tiranën

KF Tirana ka zyrtarizuar afrimin më të ri në merkato. Mesfushori ofensiv nga Costa Rica, Freddy Antonio Álvarez Rodríguez, është tashmë lojtar i bardhebluve.

Pas firmosjes së kontratës dhe kryerjes me sukses të analizave mjekësore, Álvarez i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Nuhiu, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme.

Futbollisti nga Amerika Qendrore pritet të sjellë kreativitet, shpejtësi dhe fantazi në repartin ofensiv të Tiranës, ndërsa klubi synon të forcojë më tej skuadrën për objektivat e sezonit.

KF Tirana i uron mirësevjen Freddy Antonio Álvarez Rodríguez dhe suksese me fanellën bardheblu.