Venus Williams i kthehet tenisit pas 4 vjetësh

Njëzet e dy vjet pas finales së saj të parë në Melburn, Venus Williams rikthehet në Australian Open dhe vendos një rekord. Amerikania ka marrë një wild card në moshën 45-vjeçare, duke u bërë gruaja më e moshuar që merr pjesë në turneun e parë Grand Slam të sezonit. Ajo do të jetë në shortin kryesor të Melburnit për herë të parë që nga viti 2021.

“Jam shumë e emocionuar që rikthehem në Australi dhe mezi pres të luaj turneun gjatë verës australiane”, ka thënë Williams. “Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme atje dhe jam mirënjohëse për mundësinë që të kthehem në një vend që ka pasur kaq shumë domethënie për mua”, shtoi amerikania, e cila në Melburn ka arritur dy herë në finale, në vitet 2003 dhe 2017. Me këtë pjesëmarrje, motra e madhe e familjes Williams thyen rekordin e japonezes Kimiko Date, e cila ishte 44 vjeç kur u eliminua në raundin e parë në vitin 2015. Për t’u përgatitur për Slam-in që nis më 18 janar, Venus do të luajë turneun e Aucklandit në Zelandën e Re, nga 5 deri më 11 janar.

sfidanti.al