Frattesi: Spanja ka diçka më shumë se Italia

Italia ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit B, me skuadrën e Spalletti-t që do të masë forcat me Spanjën. Dy ditë pas suksesit me Shqipërinë, në konferencën për mediat ka folur Davide Frattesi që ka theksuar se Spanja ka diçka më shumë se Italia në këto momente, por të gjithë besojnë të mrekullia.

Mendoj se ishte e rëndësishme që ta nisnim Europianin me fitore, teksa tani na pret Spanja. Sigurisht që do të kemi më pak posedim të topit sesa në ndeshjen ndaj Shqipërisë, pasi është pika e fortë e tyre, do të duhet të jemi më të vëmendshëm në fazën mbrojtëse edhe ndryshe nga Shqipëria, Spanja nuk do të mbyllet për 90 minuta në mbrojtje.  Duhet të jemi të vëmendshëm për të shfrytëzuar mundësi që do të na vijë, sepse përballë do të kemi një kundërshtarë që për momentin qëndron lart”, tha Fratessi.

sfidanti.al